TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2024, 10:35

AMP hetime për grup kriminal të shpërndarjes së drogës në Tiranë, dyshohet se në skemë ka të përfshirë policë

Shkruar nga Pamfleti

AMP hetime për grup kriminal të shpërndarjes së drogës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me një grup kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.

Mësohet se në fokus të hetimeve është një person, tashmë i arrestuar me origjinë nga Siria, por që ka edhe shtetësi shqiptare.

Sipas burime për mediat, Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka dyshime të forta se i arrestuari ka përfshirë në skemën e shpërndarjes të lëndëve narkotike edhe efektivë të policisë.

Burime bëjnë me dije se në hetim është përfshirë një efektiv i policisë, i cili aktualisht është në sektorin e antidrogës në Shkodër. Më përpara ka shërbyer në të njëjtin sektor në Tiranë.

Efektivi, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, i ka dhënë automjetin e tij shtetasit sirian. AMP dyshon se automjeti është përdorur për transport të lëndës narkotike me qëllim shmangien e kontrolleve policore.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore vijon hetimet për të zbardhur nëse ka efektivë të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.

Lini një Përgjigje