Aktualitet14 Mars 2023, 08:16

Analisti: Tirana dhe Durrësi jetike për Ramën, nëse i rrëzohet plani ekonomik bie qeveria

Shkruar nga Pamfleti

Analisti: Tirana dhe Durrësi jetike për Ramën, nëse i

Analisti Neritan Sejamini thotë se për kryeministrin Edi Rama, është jetike fitorja në Bashkitë e Tiranës dhe Durrësit pasi aty ka projekte miliarda euro të cilat sigurojë vazhdimësinë e projektit ekonomik të tij, dështimi i të cilave mund të rrëzojë qeverinë. 

Sejamini tha se ekonomia shqiptare mbahet nga paratë e pista dhe se ndalimi i tyre, do të sillte kolapsin e vendit. 

"Tirana dhe Durrësi kanë rëndësi jetike për projektin e zotit Rama.Në Durrës kemi Portin ku do të hidhen miliarda nga biznesmenë shqiptarë. Me një kryetar bashkie të opozitës, e ndërlikon këtë. Rama do të luftojë jo vetëm politikisht në Tiranë dhe Durrës, por është i detyruar të luftojë për të shpëtur sistemin e tij.

I gjithë liqeni do të ndërtohet. Nga Juvenila e sipër do të ndërtohet. Mbrapa Teatrit të Operas do të ndërtohet. Ai ka një projekt konkret edhe me emra investitorësh. Mendoni se zoti Rama do të bëjë lojë të ndershme politike? Ai duhet të shpëtojë këto miliarda. Nga këto varen zgjedhjet e vitit 2015 por edhe ekzistenca e Shqipërsë e cila mbahet vetëm me para të krimit.

Ka një projekt ekonomik qeveria, ndërtimi. Në këto dy vite, ka një plan të qartë, do të ndërtohet e gjithë Tirana dhe i gjithë bregdeti. Po u rrëzua ky plan ekonomik, rrëzohet qeveria dhe i gjithë sistemi që ne kemi sot", tha Sejamini i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit". 

 

rama tirana durrësi