Aktualitet14 Mars 2023, 07:33

Thirrja e Olta Xhaçkës në SPAK, ish-kreu i Krimeve të Rënda: Prokuroria ka gjetur elemente të veprës penale

Shkruar nga Pamfleti

Thirrja e Olta Xhaçkës në SPAK, ish-kreu i Krimeve të

Ish-ministrja e Mbrojtjes, aktualisht Ministre e Jashtme, Olta Xhaçka, dëshmoi dje në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me dy çështje penale për të cilat është kallëzuar.

Një kallëzim është bërë nga opozita, që ka të bëjë me përdorimin e helikopterëve në fushatë elektorale. Ndërkohë tjetri është një kallëzim që lidhet me privatizimin e bazës së Limionit në Sarandë.

Lidhur me këtë ish- kreu i krimeve të Rënda Eugen Beçi tha se marrja e një veprimi të tillë nga SPAK tregon se prokuroria ka gjetur tashëm elemente të veprës penale dhe se e vetmja gjë që ka mbetur është lidhja e emrave me veprat përkatëse.

"Fakti që SPAK ka vepruar me sekuestro, kallëzimi është regjistruar si procedim, është paraqitur para gjykatës, pra prokuroria ka evidentuar elementë të veprës penale, ngel vetëm vënia e emrave që lidhen me veprën.", tha Beci.

Ish-ministrja e mbrojtjes, aktualisht ministre e Jashtme u thirr nga SPAK për privatizimin e bazës detare të Limionit, vendosur nën sekuetstro prevetive  nga Prokuroria Antikorrupsion.

Kallëzimi i dorëzuar nga ish-gjenerali Artur Mecollari, kërkon hetime edhe ndaj funksionares së lartë, por edhe ushtarakë të shtabit të përgjithshëm, që akuzohen se shpërdoruan detyrën gjatë procedurave për privatizimin e pronës së ushtrisë.

Por Xhaçka, e cila është thirrur si deklaruese, para portave të SPAK, tha për mediat se i ka qëndruar besnike ligjit.

Ish-ushtaraku Mecollari i cili u ballafaqua javën e kaluar me ish-shefin e shtabit Bardhyl Kollçaku, edhe ky i denoncuar, i thotë SPAK-ut se porti i Limionit iu dha me qira subjekteve private, duke shkelur hapur ligjin.

olta xhaçka spak