TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2023, 12:55

Ankimimi i Berishës, GJKKO rrëzon për të dytën herë SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Ankimimi i Berishës, GJKKO rrëzon për të dytën

Pasi GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të përjashtuar gjyqtaren Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i ankimimit të Jamarbër Malltezit për sekuestrimin që i është bërë pasurive të tij, të njëjtin vendim e ka marrë dhe për Berishën për ankimimin e masave të sigurisë.

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjqytares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i ankimit të ish kryeministrit Sali Berisha shuarjen për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. 

Gjyqtarja Miliana Muça vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. SPAK kërkoi të largonte gjyqtaren Olldashi nga çështjet e Malltezit e Berishës për shkak të konfliktit të interesit.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, ora 12:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”", thuhet në njoftimin e GJKKO.

 

berisha gjkko spak

Lini një Përgjigje