Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 15:46

Argita Malltezi merr drejtimin e PD-së? Indrit Hoxha: S’ka pse të kemi komplekse, është e mirëpritur të vijë!

Shkruar nga Pamfleti

Argita Malltezi merr drejtimin e PD-së? Indrit Hoxha: S’ka pse

Anëtari i Rithemelimit, Indrit Hoxha, komentoi fjalimin e vajzës së ish kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi në Kuvendin Kombëtar që u mbajt pak ditë më parë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai theksoi se e mirëpret hyrjen e Argitës në politikë duke qenë se kjo e fundit sipas tij gjithmonë ka qenë aktive dhe pse nuk ka dalë publikisht.

Zonja Malltezi ka qenë një nga mijëra studentët e Dhjetorit ’90 në lëvizjet e PD dhe krijimit të PD. Gjithmonë ka qenë e angazhuar në politikë. Fakti që babai i saj ka qenë për shumë vite, president, kryeministër, lider i opozitës, normalisht që nuk mund të ishte personazh publik në politikë. Nuk e di nëse Malltezi ka vendosur të hyjë në politikë apo jo, por nëse do hynte për mua do të ishte një vendim i mirëpritur. Nuk kemi pse të kemi fare komplekse. PD ka një kryetar që është Berisha. Mendoj se është momenti i duhur sepse familja e saj është goditur politikisht”, tha ai.

argita pd hoxha