Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 14:57

U prangosën për drogë 3 ortakët në Itali; Gjergj Luca dhe Qemal Beu mbyllin shoqërinë e Portit të Peshkimit- Durrës

Shkruar nga Pamfleti
U prangosën për drogë 3 ortakët në Itali; Gjergj Luca
Në foto: Edi Rama me Gjergj Lucën dhe ortakët e tij /

Më 19 tetor 2023, policia italiane njoftoi për arrestimin në flagrancë të 3 trafikantëve shqiptarë Emirjan Beu, Dorian Beu e Syrjan Tola, ortakët e Gjergj Lucës në biznesin e Portit të Peshkimit, dy prej të cilëve janë djemtë e Qemal Beut, drejtuesit të këtij biznesi...

 Prej 3 vitesh, Porti i Peshkimit në Durrës, vazhdon të jetë në duart e një bande të maskuar si “Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit”, që komandohet nga trafikantët Gjergj Luca, Qemal Beu, Dorian Beu e Syrjan Tola, të cilët kanë regjistruar dhe 6 peshkatarë të ndershëm.
Por Gjergj Luca, Qemal Beu, Dorian Beu e Syrjan Tola, organizatën e peshkimit e kanë kthyer në organizatë kriminale të trafikimit të drogës, qenieve njerëzore e kontrabandës së mallrave të akcizës, që i shkëmbejnë në Durrës e në ujërat ndërkombëtare me grupet kriminale.
Kjo firmë e quajtur “Organizatë peshkimi” me 10 anëtarë nga 10% pronësi secili, u krijua me 8 qershor 2020, kur nëpërmjet mikut e pazarxhiut trafikant Gjergj Luca, kryeministri Edi Rama u dha në përdorim për 30 vite falas e pa asnjë taksë, Portin Shtetëror të Peshkimit në Durrës.
Trafikimi i kokainës nëpërmjet anijeve të bandës “Gjergj Luca- Qemal Beu”, është pikasur nga DEA dhe Guardia di Finanza e Anti-mafia Italiane, të cilat në vitet 2017-2020, u kanë kapur disa ngarkesa, por pa mundur të kapin kokat e bandës të maskuar si peshkatarë.
Policia, Anti-Trafiku e Delta Forca Shqiptare, janë vënë në dijeni për aktivitetin e trafikimit të drogës nga banda “Gjergj Luca- Qemal Beu”, por nuk kanë pasur guxim të veprojnë, për shkak të lidhjeve të Lucës me Edi Ramën.

U prangosën për drogë 3 ortakët në Itali; Gjergj Luca

Për të pasur mburojën e Shtetit Shqiptar në sigurinë dhe lirshmërinë e trafikimit të drogës, qenieve njerëzore e kontrabandës së mallrave të akcizës etj. etj.; më 8 qershor 2020, Gjergj Luca siguroi licencën dhe koncesionin për të marrë falas Portin e Peshkimit në Durrës, ndërsa shoqatën e peshkatarëve e tjetërsoi në kompani “Sh.p.k” për administrimin e portit.
Më 19 tetor 2023, policia italiane njoftoi për arrestimin në flagrancë të 3 trafikantëve shqiptarë, konkretisht Emirjan Beu, Dorian Beu e Syrjan Tola, ortakët e trafikantit Gjergj Luca në biznesin e Portit të Peshkimit, dy prej të cilëve janë djemtë e Qemal Beut, drejtuesit të këtij biznesi.
Më 21 janar 2023, SPAK kishte lëshuar urdhër- arresti për 3 ortakët e Gjergj Lucës, por të njoftuar nga Policia e Shtetit Shqiptar para arrestimit, ata ishin larguar në Itali, ku vazhduan aktivitetin e trafikimit të drogës dhe u arrestuan.

U prangosën për drogë 3 ortakët në Itali; Gjergj Luca
Pas informacioneve të shumta të DEA-s, Anti- mafies e Drejtësisë Italiane, për aktivitetin e trafikimit që bëhej nëpërmjet anijeve të organizatës së peshkimit “OMPD”; 8 muaj pas krijimit, Gjergj Luca e Qemal Beu shpallën likuidimin e saj si biznes, por vazhduan ta mbajnë dhe përdorin si monopol privat Portin e Peshkimit.
Ndërsa më 26 tetor 2023, një javë pas arrestimit të 3 ortakëve, 2 prej të cilëve janë djemtë e drejtuesit Qemal Beu, ky dhe Gjergj Luca, nëpërmjet ortakut Olsi Simsija të caktuar likuidator, kanë vendosur mbylljen e aktivitetit dhe falimentin.
Por çuditërisht të pa publikuar në regjistrin e QKB-së; me qëllim që ajo të mbahet akoma si gjoja procedurë likuidimi, paçka se nuk ka kryer fare aktivitet financiar dhe ka vetëm 100 mijë lekë kapital të krijimit, sepse realisht merrej me aktivitet trafiku droge e kontrabandë.
Skandali thellohet, prej faktit që organizata kriminale e maskuar si organizatë peshkimi, vazhdon të ketë në administrim privat Portin Shtetëror të Peshkimit në Durrës; pa asnjë dyshim me bekimin e Bablokut./Pamfleti

edi rama gjergj luca qemal beu porti i peshkimit droga