Aktualitet26 Tetor 2023, 07:49

Arjan Curri përplaset me avokatin e Berishës: Të mos votonte ligjin se bie në konflikt interesi

Shkruar nga Pamfleti

Arjan Curri përplaset me avokatin e Berishës: Të mos votonte

Privatizimi i ish-Kompleksit Sportiv “Partizani” ka shkaktuar debate mes avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe analistit Arjan Curri.

Teksa kanë diskutuar për “Top Story” lidhur me ndryshimin në ligjin për privatizimin e pronave të miratuar në kohën kur Berisha ishte kryeministër, analisti Arjan Curri tha se “të paktën Berisha mos ta votonte vetë, pasi ka rënë në konflikt interesi”, pasi një nga pronarët që do të përfitonte ishte dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj argumentoi se ligji ishte për të gjithë pronarët.

Debati mes tyre:

Curri: Mos ta votonte vetë

Gjokutaj: Ore janë 64 pronarë, mos të merrnin pronat ata?

Gjokutaj: I bie ose mos të ishte kryeministër, ose mos të martonte fëmijët

Curri: E thotë ligji për konfliktin e interesit

Gjokutaj: Ore, ç’është kjo, jeni në terezi

Ndërkohë, gazetari Alban Dudushi tha se me zvarritjen e procesit “po ndikoni në zgjatjen e burgut për dhëndrin e Berishës”.

Dudushi: Pse nuk e lini përrallën e SPAK të çmontohet. Pse kaq të axhituar?

Gjokutaj: Ka nisur të çmontohet

Gjokutaj: Unë jam këtu, më rrahën, ti thua mos u merr me këta

Dudushi: Kush të rrahu?

Dudushi: Ju po i zgjasni burgun Malltezin, sa më shumë ta zgjasni, aq më shumë rri ai aty

Gjokutaj: Të merresh me deputetin, pa shkuar te parlamenti…

Curri: Aty keni të drejtë!

berisha partizani curri