Aktualitet19 Prill 2024, 22:10

Arrestime, tradhti, prerje kokash dhe spiunazh/ Çfarë po ndodh me ‘telenovelën’ Meta-Kryemadhi?!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestime, tradhti, prerje kokash dhe spiunazh/ Çfarë po ndodh me

Në pamje të parë, dukej sikur çifti kishin arritur marrëveshjen, se cili prej tyre do të sakrifikohet i pari në dorë të SPAK-ut!

‘Telenovela’ Meta-Kryemadhi u transferua ditën e sotme nga ekranet e mediave, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, ku pas shumë deklaratave dhe akuzave në distancë, çifti patën mundësin e ballafaqimit, ballë për ballë!

Pavarësisht se deri mbrëmjen e djeshme, si Meta dhe Kryemadhi lëshuan një lum akuzash ndaj njëri-tjetrit, ditën e sotme ata u shfaqën të dy në Komitetin e Partisë.

Ajo që u vu re më së shumit ishte gjenda e rënduar tashmë edhe e Monika Kryemadhit. Gjatë fjalimit në të cilin ajo u mundua të hidhte poshtë akuzat e bashkëshortit të saj për tradhti, spiunazh etj, u duk qartë nervozizmi dhe në disa raste me ngritjen e zërit ngjante sikur ishte në të njëjtin nivel psikologjik me Metën. Madje në një moment shpërtheu, duke thënë: “Nuk më rruhet as për burgun, as për SPAK”!

Me daljen e sotme Kryemadhi duket se pranoi të bëhet “kurban” i Metës dhe madje paralajmëroi se së shpejti mund të përfundojë pas hekurave.

Nga ana tjetër, Meta tregoi sërish gjendjen e rënduar psikologjike që e ka kapluar prej ditësh, teksa u shfaq duke qeshur dhe bërë mimika të çuditshme gjatë fjalës së Monikës. Ndërkohë që gjatë fjalimit të tij, u vërejt një gjuhë më e zbutur ndaj bashkëshortes Kryemadhi. Kreu i PL-së tha se nuk është e vërtet se ai dhe Monika kanë hall personal, teksa theksoi se Kryemadhi nuk ishte problemi, por personat që përdorin lidhjen e Monikës me të!

Monën këtu e kemi është zemra jonë. Mona është deputete. Nuk është problem i Monës, por problemi është ia tyre që përdornin lidhjen e Monës me Metën. Këto liri nepotike nuk mund të shërbejnë si alibi. Të gjithë ata që kanë hallin e Monës, Monën e kemi yll bote”, tha Meta.

Në pamje të parë, dukej sikur çifti kishin arritur marrëveshjen, se cili prej tyre do të sakrifikohet i pari në dorë të SPAK-ut! Madje, Meta la të kuptohet se ka pranuar dhe faktin se disa nga pasurit e tij do të sekuestrohen nga SPAK-u!

Shtëpi e vila të shkojnë t'i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë”, tha Meta.

Askush nuk e shpjegon dot se cili është qëllimi i kësaj telenovele që kanë ngritur çifti Meta-Kryemadhi dhe nëse ‘lajthitja’ e tyre është e vërtetë apo thjeshtë aktrim. Por një gjë mund të thuhet me siguri, alarmimi i tyre tregon se ata kanë ‘nuhatur’ prangat e SPAK-ut!/Pamfleti

meta kryemadhi