Aktualitet19 Prill 2024, 19:49

“Spiun i diktaturës enveriste”, Haklaj për sulmet e Metës: Parandien se do të ngecë në rrjetën e SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“Spiun i diktaturës enveriste”, Haklaj për sulmet e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë kryefjalë e aktualitetit në vendin tonë për shkak të retorikës së tij të pazakontë e të ashpër drejtuar SPAK-ut dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.

Anëtar i Kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj duke komentuar këto zhvillime në një intervistë për ‘Report Tv’,  e quajti Metën spiun të diktaturës enveriste. Më tej ai shtoi se Meta parandjen se edhe ai do të “ngecë” në rrjetën e hetimeve të SPAK.

Meta e ndjen se çfarë do t’i ndodhë. Meta është një mi inkubatorësh të diktaturës apo shërbimit të sigurimit të shtetit sepse Meta është një spiun qysh në Qytet Studenti, është një spiun 50-lekësh. Madje u tall dhe televizioni i Sali Berishës me zotin Meta mbrëmë. Është aleancë e hallexhinjve: Meta, Berisha, madje dhe Rama në prapaskenë i mbështet sepse Ramës i intereson që këta të godasin SPAK-un”, tha Meta.

haklaj