Aktualitet31 Korrik 2023, 16:44

Arrestimi i Dritan Goxhajt, avokati: Konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i dërguar luftëtarët e UÇK-së në gijotinë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Dritan Goxhajt, avokati: Konstatoj duar të zgjatura të

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar sot në Tiranë.

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij për nxjerrje sekreti hetimor dhe policia shqiptare ka nxituar ta vërë menjëherë në pranga.

Në një intervistë për News24, avokati i tij Bashkim Nikolla tha se në këtë arrestim sheh ‘duar të zgjatura të Serbisë’.

“Në këtë përfundim, konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në gijotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim. Nuk është një procedurë që bëhet menjëherë. E vërteta sado të zhytet, nuk mundet, Dritani di të durojë sepse ka duruar edhe makinerinë e plumbave serbe”, u shpreh ai.

avokati arrestim dritan goxhaj