Aktualitet22 Shkurt 2024, 21:58

“Banda e Durrësit, ka përdorur tre vrasës nga Kosova”, gazetari: Shqiptarët po kryejnë vrasje me pagesë edhe jashtë vendit

Shkruar nga Pamfleti

“Banda e Durrësit, ka përdorur tre vrasës nga

Gazetari Trashgim Sokolaj ka deklaruar shqiptarët kanë kryer vrasje me pagesë edhe jashtë Shqipërisë.

Teksa ka folur në emisionin “360 gradë” për krimin në vend, ai tha se janë shtuar vrasjet për larje hesapesh.

Ka një numër vrasjesh në Belgjikë dhe Spanjë, që policia ka informacion që janë kryer nga vrases me pagesë, shqiptarë. Shqiptarë që vrasin shqiptarë, larje hesapesh mes grupeve. Është pak e vështirë për të ndërtuar një profil të një vrasësi. Banda e Durrësit, ka përdorur tre vrasës me pagesë nga Kosova. Kanë kryer një sërë krimesh. Një rast i dokumentuar, është ditari i Julian Sinanajt. Ai shkruante në ditarin e tij, mos fol asgjë me askënd, sepse do të vritesh”, tha ai.