Aktualitet22 Shkurt 2024, 21:53

Amnistia Penale, Hila: Zyrtarë të dënuar me pak vite burg, mund të dalin nga qelia

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia Penale, Hila: Zyrtarë të dënuar me pak vite burg, mund

Analisti Dritan Hila teksa ka komentuar ligjin për Amnistisë Penale, u shpreh se mund të favorizohen elementë të caktuar politikë. Sipas tij, ky ligj u shty, për shkak se ka pasur mosmarrëveshje.

Ai u shpreh gjithashtu se me këtë ligj, persona që janë dënuar me pak vite burg, mund të dalin nga qelia.

“Ka shumë njerëz që për krime të vogla janë në burg dhe ka mbipopullim të qelive. Në procese nuk janë politikanë vetëm të majtë, por edhe të djathtë. Për elementë të caktuar mund të ketë favorizime nga kjo amnisti. Ka pasur mosmarrëveshje, përderisa është kthyer mbrapsht ligji. Për njerëzit e dënuar për korrupsion, unë jam më tepër që t’ju sekuestrohet pasuria, sesa të dënohet me burg. Zyrtari i korruptuar mund të dënohet me vite minimale me burg dhe t’i merret pasuria. Kështu edhe karriera i digjet. Kështu vepron bota jashtë së paku. Negocimi është bërë me interesin e të dyja palëve”, tha Hila për “News 24”.