Aktualitet22 Shkurt 2024, 21:41

Përplasjet në Kuvend, ish-prokurori Beci shpjegon arsyet përse duhet urgjentisht amnistia penale!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në Kuvend, ish-prokurori Beci shpjegon arsyet përse

Amnistia penale është kthyer shkak përplasje mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të një amendamenti që përfshihet ulje dënimi edhe për persona të dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ish-prokurori Eugen Beçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se, amnistia është e vonuar, madje duhet të kishte më shpesh amnisti.

Kjo sipas tij, pasi njerëzit në Shqipëri janë futur në  burg  për sjellje shoqërore që jo domosdoshmërish duhet të kriminalizohen.

“Të kesh amnisti për të rregulluar marrëdhënie shoqërore… faktin që në Shqipëri po futeshin në burg për dritat, për ujin, për ndërtimet pa leje, sjellje shoqërore që jo domosdoshmërish duhet të kriminalizohen. Amnistia është e vonuar dhe madje duhet të kishte më shpesh amnisti se ka shumë vite që nuk ka.

Amnistia duhet të ishte pak më e gjerë, duhet të përfshinte edhe vepra të tjera penale, nga pakujdesia që nuk ka arsye të mos jenë shpesh në amnisti. Amnistia lehtëson organet e drejtësisë por duhet t’i lehtësonte pak më tepër se kemi shumë të paraburgosur”, tha Beçi.

beci