Aktualitet22 Shkurt 2024, 21:27

Ekstradim “çunave të Dubait”/ Marrëveshja shumë pranë, Policia e Shtetit jep detajet

Shkruar nga Pamfleti

Ekstradim “çunave të Dubait”/ Marrëveshja

Vitet e fundit Dubai është shndërruar si një strehë e sigurt për personat të cilët kërkohen nga drejtësia shqiptare por kjo nuk do të zgjasë shumë.

Në një intervistë për Top Channel, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit Pëllumb Seferi, tha se autoritetet shqiptare në koordinim me Interpol po punojnë për arritjen e një marrëveshje.

“Të gjithë personat që janë strehuar në emiratet e bashkuara do të përballen me drejtësinë shqiptare shumë shpejt do të kemi një marrëveshje për këtë pike”

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me vetëm 5 shtete SHBA, Angli, Itali, Spanjë dhe Kosovë ku rezultatet me të mira janë me palën italiane ndërsa në rastet e tjera vepron sipas ligjit për marrëveshjet juridiksionale  me autoritetet e huaja për çështjet penale.

Marrëdhënie të mira Shqipëria ka dhe me palën turke ku nga shkëmbimi i informacionit kanë rënë 2 personazhe të njohur të botës së krimit  mbreti i kokainës Dritan Rexhepi i cili pritet të ekstradohet dhe Ibrahim Lici i kërkuar për vrasje për të cilin sapo kanë nisur procedurat. Ibrahim Lici ka dhe një çështje penale të hapur në Turqi.

Arrestimi është bërë në 13 shkurt në një lagje të Stambollit falë shkëmbimit të informacionit me palën turke. Në momentin e arrestimit i janë gjetur një armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara Belge”, shprehet Seferi.

Në kohën kur krimi nuk njeh kufij bashkëpunimi mes autoriteteve është shumë i rëndësishëm.  Mjafton të përmendim rezultatet e një viti më parë të Interpol Tiranës ku falë shkëmbimit të informacionit janë arrestuar 140 persona me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë dhe 92 të tjerë janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendeve të tjera ku kanë kryer vepra penale.  Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë arrestuar 47 persona të shpallur në kërkim.

Shkëmbimi i informacionit në kohë reale është shumë i rëndësishëm. Aleatët tanë kryesor janë qytetarët prandaj ne i inkurajojmë që çdo informacion ta ndajnë me policinë ose me Interpolin“, tha ai. /TCH