Aktualitet22 Shkurt 2024, 21:36

“Me Telegramin kemi linja pedofilie”, Karamuço: Nuk zbërthehet dot si aplikacion, ka ndërhyrë prokuroria dhe asgjë

Shkruar nga Pamfleti

“Me Telegramin kemi linja pedofilie”, Karamuço: Nuk

Teksa ka komentuar situatën me rrjetet sociale, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “Real Story” se i janë drejtuar rrjetit social Telegram me prokuri dhe gjykatë, por nuk është bërë asgjë, pasi nuk kanë sjellë asnjë nga dokumentet që mund t’i çonin tek autorët.

Sakaq, ai ka theksuar se prindërit duhen edukuar, pasi fëmijët nuk mund të lihen në dhomën tjetër me telefon në dorë.

Me Telegramin kemi linja pedofilie shqiptare. Nuk është bërë asgjë. Mua më vjen shumë mirë që ata erdhën të parët dhe menjëherë reaguan. Ne kemi kërkuar zyrtarisht, por kompanitë e tjera nuk kanë ardhur. I kemi kërkuar me prokurori dhe gjykatë, Telegramit dhe nuk na i kanë sjellë shumë nga dokumentet që mund të vërtetonin gjurmët digjitale, që janë drejt autorëve. Na kanë krijuar një dëm të jashtëzakonshëm. Por ndërkohë, na kanë shkaktuar dhe një fenomen tjetër që ne nuk e kemi vënë re dhe më vjen mirë që perimetri fizik i shkollave është vënë me këta shpërndarësit e drograve. Perimetrin virtual tani po e bën Suedia. Ne duhet të edukojmë prindërit, ai që thotë e kam fëmijën nga dhoma tjetër dhe po lexon, ndërkohë, ai po rri në TikTok, zëre se e ka në rrugë në mes të papriturat që mund të ndodhin”, u shpreh Karamuço.