Aktualitet22 Shkurt 2024, 21:51

“Kokat e bandave janë fshehur në Belgjikë, Holandë e Dubai”, Dritan Laci: Krimi i lidhur ngushtë me politikën

Shkruar nga Pamfleti

“Kokat e bandave janë fshehur në Belgjikë, Holandë e

Duke komentuar situatën e krimit të vend, gazetari Dritan Laci deklaroi se bandat shqiptare janë qenë të lidhura ngushtë edhe me politikën.

Në emisionin “360 gradë”, ai tha se policia ka përdorur bandat për përfitime elektorale në prag zgjedhjesh.

Këto banda, filimisht kanë qenë të lidhur ngushtë edhe me politikën. Edhe politikës i është dashur shpesh që të ketë bashkëpunime me këto banda edhe për qëllime elektorale. Politika dhe ekonomia nuk mund të ndahen edhe në një vend të vogël si Shqipëria. Pas vitit 2021, kemi zhvendosje të tyre nga Shqipëria, fillimisht në Belgjikë e Holandë, pastaj janë strehuar në Dubai. Është e pamundur të mos kemi import të krimit. Për mua krimi nuk ka kombësi”, tha ai.