TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Prill 2023, 08:52

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Do të hyjmë me forcë në Hipotekë, nëse nuk na përgjigjen!

Shkruar nga Pamfleti
Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Do të

Banorët e Bërxullës kanë protestuar ditën e sotme përballe zyrave të Hipotekës. Kjo protestë vjen pasi paralajmëruan Dallëndyshe Bicin se nëse nuk do të merrnin përgjigje për 24 orë do të reagonin sërish, kundër projektit Thumanë-Kashar.

Më shumë se 6 muaj që protestojnë e trokasin në dyer të ndryshme, banorët e Bërxullës kërkojnë zgjidhje për pronat e tyre. Ata janë shprehur se nuk janë kundër ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, por duan shpronësime të drejta. Sipas tyre, kompania Gener 2 ka nisur punën në terren por dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Para zyrave të Kadastrës, banorët shprehen se po i soset durimi me paligjshmërinë që po i bëhet dhe pretendon se në zyrat e Kadastrës nuk bëjnë asnjë veprim pa ryshfet.

Është bërë aplikim që në 2015 për legalizim dhe nuk ia bëjnë legalizimin e banesës. Çfarë duhet të kërkojmë ne? I kujt është faji? Na thoni shkoni bëni edhe një herë aplikime. Këto nuk luajnë dot nga zyrat. Të gjithë dokumentet që vijnë në këtë hipotekë nuk kanë një dosje. Këto punojnë ‘kap ca të kapësh’ dhe pa dhënë ryshfetin nuk të mbarojnë punë. Ne nuk tërhiqemi se letra që thonë këta se nuk certifikohen prona se ka dalë vija e kuqe, e kanë nxjerrë në tetor. T’i japin shpjegim banorëve në terren se s’do kenë hall e derman pa i certifikuar pronat. Çdo ditë po na e sosin durimin me paligjshmërinë që bëjnë. Këto janë sikur nuk kanë parë ndonjëherë diell me sy. Unë të kam sjellë planin. Këtij mileti po i bëhen sorollatje veç që të mos bëjnë punën”, tha njëri prej banorëve.

Ata paralajmërojnë përplasje me forcat e policisë në rast se nuk do të arrijnë të marrin përgjigje përmes dialogut.

Kanë kërkuar një informacion që na thonë na e sillni listën e gjurmës së rrugës. Thonë na e ka sjellë një firma por s’na përputhet. Dinë gjurmën e rrugës por jo sipërfaqen e tokës. Do hyjmë brenda në hipotekë. Do përplasemi me forcat e policisë. Kur nuk pranojnë dialog e marrëveshje, do përdorim edhe ne metodat tona”, thonë banorët.

banorët e bërxullës proteste

Lini një Përgjigje