TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni informativ

Në këtë Edicion Informativ ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në këtë orë të dites:

Kuvendi në tension pas ndryshimeve qeveritare

Seanca parlamentare shpërtheu me debate; Berisha shprehu “ngushëllime” për Spiropalin, ndërsa opozita bllokoi foltoren për rregulloren. Braçe kërkoi llogari për vonesat në shkollën “Emin Duraku”, ministrja fajësoi procedurat.

Brukseli kërkon luftë më të ashpër ndaj korrupsionit

SPAK raportoi para Komisionit Europian; BE kërkon masa parandaluese dhe goditje konkrete ndaj rasteve të korrupsionit në Shqipëri.

Probleme sociale dhe siguri

Banorët e Rrjollit duhet të raportohen për protestat; mungesat e barnave në QSUT prekin pacientët, ministrja premton zgjidhje. Një grabitje në Tiranë dhe ekstradimi i Lorenc Lalas nga Britania shënjueshin aksione kriminale.

Çmime dhe ekonomi

“Konkurenca” monitoron rritjen e çmimit të bukës në Korçë; shkeljet mund të gjobiten deri 10% të xhiros.

Rajoni dhe bota

Kosova nderon 28-vjetorin e Epopesë së UÇK në Prekaz; zgjedhja e presidentit ngjall tension politik. Lindja e Mesme vijon në flakë: dronë, raketa dhe sulme civile shkaktojnë mbi 1.100 viktima; Irani kërcënon Evropën.

Sport

Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, Lazio–Atalanta, përfundon 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për kthimin më 22 Prill.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje