TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2026, 18:08

Bashkia e Tiranës miraton 1500 kuota të reja për kredi të buta, ja procedurat

Shkruar nga Pamfleti
Bashkia e Tiranës miraton 1500 kuota të reja për kredi të
Këshilli Bashkiak Tiranë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për mbështetjen e familjeve përmes programit të subvencionimit të interesave të kredisë për strehim. Vendimi synon të rrisë aksesin në pronësi për familjet që nuk kanë banesë dhe nuk përballojnë normat e interesit në treg.

Gjatë mbledhjes, Kryetarja e Deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, deklaroi se ky hap vjen si përgjigje ndaj rritjes së numrit të aplikimeve për programet sociale të strehimit.

Sipas saj, gjatë thirrjes për aplikime për vitin 2025, me fondet e buxhetit të shtetit u shpallën fitues 1,231 individë ose familje. Duke marrë në konsideratë trendin në rritje të kërkesave, Bashkia e Tiranës ka planifikuar që në programin buxhetor afatmesëm 2026–2028 të mbulojë 1,500 kuota të reja me fondet e saj.

Kush përfiton nga programi

Sipas sqarimeve të bëra në mbledhje, programi i subvencionimit të interesave të kredisë u drejtohet familjeve dhe individëve që:

-Nuk kanë banesë në pronësi ose zotërojnë një sipërfaqe nën normat e strehimit;

-Nuk kanë kryer tjetërsim prone në pesë vitet e fundit, përveç rasteve të forcës madhore;

-Nuk përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese.

-Synimi i projektvendimit

Ristani theksoi se miratimi i kuotave të reja synon të lehtësojë barrën financiare të interesave bankare për familjet e reja, të kontribuojë në stabilitetin social dhe demografik, si dhe të forcojë rolin e Bashkisë së Tiranës në politikat sociale të strehimit.

Faza I

– Aplikimi elektronik përmes portalit “e-Albania”

-Afati: 30 ditë

-Shpallje publike e listave

Faza II

– Dorëzimi i dokumentacionit

-Dorëzim fizik ose me postë

-Verifikim administrativ (30 ditë)

-Shqyrtim nga Komisioni i Strehimit (45 ditë)

Parashikohet e drejta e ankimimit në çdo fazë, duke garantuar proces të rregullt administrativ.

kredi te buta

Lini një Përgjigje