TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2026, 15:31

Bie kurba e gripit, ISHP jep detaje mbi situatën në spitale: Piku ishte në janar!

Shkruar nga Pamfleti
Bie kurba e gripit, ISHP jep detaje mbi situatën në spitale: Piku
Foto ilustruese

Numri i infektimeve me grip ka shënuar rënie në vend. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se aktualisht regjistrohen rreth 13 mijë raste në javë, ndërsa shtrimet në spital kanë rënë me rreth 50 për qind krahasuar me periudhën e pikut.

Epidemiologu Artan Simaku bën me dije se kulmi i qarkullimit të virusit u arrit në janar. Gjatë atij muaji u regjistrua edhe rasti i parë fatal për këtë vit. Viktima ishte një pacient me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese, i infektuar me virusin e gripit.

Aktualisht në QSUT raportohen rreth 60 shtrime në javë tek të rriturit. Megjithëse shifrat kanë rënë, autoritetet shëndetësore theksojnë se virusi vijon të qarkullojë dhe pritet të mbetet aktiv deri në mesin e marsit.

Në vend qarkullojnë disa infeksione që prekin rrugët respiratore të sipërme dhe të poshtme. Dominon gripi i tipit A me dy nëntipet e tij. Krahas tij evidentohen edhe raste me Covid dhe virusin respirator sinsincial.

Epidemiologët kërkojnë kujdes të shtuar për personat në grupet e rrezikut dhe vijim të vaksinimit, si dhe shmangie të grumbullimeve për të kufizuar përhapjen.

ishp gripi

Lini një Përgjigje