TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2025, 17:23

Batuta e Ramës me Macron dhe Aliyev për Trump, reagon për herë të parë Shtëpia e Bardhë

Shkruar nga Pamfleti

Batuta e Ramës me Macron dhe Aliyev për Trump, reagon për

Nënsekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly dha përgjigje krejtësisht diplomatike.

Shtëpia e Bardhe ka reaguar ekskluzivisht për Top Nees pas batutës së kryeministrit Rama për presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.

Pyetur nga gazetari i Top Neës Xhoi Malësia nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike.

“Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”

Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe.

Vetë Rama përmendi gjithashtu rendimentin pozitiv të Trump për t’u angazhuar në zgjidhjen e konflikteve./TCH

1 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Fatkeqesi !! Ne kemi mbaruar !!! Gjynah per ata qe luftuan e punuar per Shqiperine nder shekuj!!!

    Lini një Përgjigje