TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2025, 16:32

Skandali seksual me të miturën shkund komisariatin e Përmetit, AMP ekzekuton masën e sigurisë për Shefin e Krimeve

Shkruar nga Pamfleti
Skandali seksual me të miturën shkund komisariatin e Përmetit,
Dhurim Çenko

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në zbatim masën e sigurisë së caktuar ndaj Dhurim Çenkos, shef i Krimeve në Përmet, i cili u pezullua pas skandalit seksual me të miturën 16 vjeçare.

Ai ka qenë në dijeni të rastit dhe nuk ka vepruar. AMP bën me dije se ka zbatuar sot pezullimin e tij.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjiroksatër, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë N/Komisar DH. Ç., me detyrë (në kohën e kryerjes së veprës penale) Shef Seksioni në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Përmet. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ekzekutimi i urdhrit u bë në vijim të hetimeve të thelluara lidhur me procedimin penal të vitit 2025, ku gjatë marrjes së deklarimeve dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të arsyeshme për shkelje nga ana e oficerit të Policisë.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanava dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale”, njofton AMP.

Lini një Përgjigje