Aktualitet 4 Mars 2024, 22:05

Baza ajrore në Kuçovë, Kulluri: Investim i mirë, por duhen shfryrë 'balonat' e propagandës

Shkruar nga Pamfleti

Baza ajrore në Kuçovë, Kulluri: Investim i mirë, por duhen

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka folur lidhur me hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Ai tha se ky është një investim shumë i mirë, por duhen shfryrë balonat e propagandës.

Sipas tij, nuk duhet harruar që nuk ka qenë serioz përkushtimi i qeverisë në këto 11 vite.

"Deri në 2013 përveç demontimit janë ngritur 3 kapacitet: sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës detare, helikopter Kruger dhe treta anijet e rojës bregdetare. Dy kapacitet duheshin rritur në këto 11 vite, 1. BMR nuk u ngrit në nivelin e duhur. Pra mbrojtja civile. Nuk ka asnjë kapacitet të shtuar. E dyta, forca tokësore duhet të ishte ngritur me kohë. Programi kryesor është kryesisht me donacione të amerikanëve dhe asnjë kontribut të kësaj qeveria.

Ndërkohë që ushtria është marrë me plehra, me PPP, kjo ministri nuk është kurrkund në 11 vite. Biles kryeministri tha një gjë shumë të rëndë që edhe çështjen e SHISH ia kemi lënë amerikanëve. Në vitet 2009-2013 shkurtimet buxhetore për shkak të krizës botërore kanë qenë të mëdha. Kjo bazë është investim shumë i mirë por duhet të shfryjmë pak balona e propagandës dhe nuk ka qenë serioz përkushtimi i qeverisë në këto 11 vite", tha Kulluri për “Report TV”.