Aktualitet 4 Mars 2024, 21:53

Dronë dhe raketa në Kuçovë, Gjenerali zbulon armatimet e rënda që do vijnë

Shkruar nga Pamfleti

Dronë dhe raketa në Kuçovë, Gjenerali zbulon armatimet e

Gjenerali Aleksandër Pando ka folur lidhur me hapjen e bazës ajrore në Kuçovë. Në një intervistë për "Euronews Albania", ai tha se në bazën e Kuçovës do të ulen avionë F-16 të Forcave Amerikane.

Gjenerali tregon se dronët Bajraktar që ka Shqipëria do të përdoren për qëllime civile por dhe për mbrojtje. 

“Baza e Kuçovës që ku është dizenjuar nga NATO është dizenjuar si bazë për të mbështetur avionë taktikë luftarakë të NATO-s. Kishim avionë F-16 të Forcave Amerikane të cilët do ulen në bazën ajrore të kuçovës. Do kemi dhe avionë transporti që mund të ulen. Baza ajrore e Kuçovës mund të shërbejë si pikë hyrëse për trupat e Aleancës që do vijnë në vendin tonë përë të ushtruar stërvitje, aktivitete e më pas për të shkuar drejt vendeve të tjera.

Tre dronët Bajraktar që ne kemi mund të përdoren për qëllime civile sepse ata janë pajisur me kamera, mund t’i vijnë në ndihmë popullsisë, por përdoren dhe për mbrojtje pasi do jenë të armatosur. Kemi personel në Turqi që po praktikohet për përdorimin e këtyre”, u shpreh Gjenerali.