Aktualitet 4 Mars 2024, 21:45

Samitet në Tiranë, Fevziu: Rama ka harruar të merret me administrimin e vendit, ka "halle" ndërkombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Samitet në Tiranë, Fevziu: Rama ka harruar të merret me

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar dy samitet e mbajtura në Tiranë. Ai tha se problemi nuk është te samitet pasi janë lajme pozitive jo vetëm për kryeministrin. Por, sipas tij Rama nuk po merret me administrimin e vendit dhe ky është problemi kryesor.

 “Nëse më pyet mua që a ka problem që bëhen samite unë them jo. Nuk është lajm pozitiv vetëm për Edi Ramën.

Që Rama nuk merret me administrimin e Shqipërisë kjo është e dukshme. Ai iu ka deleguar detyrat të tjerëve. Merret me gjëra ndërkombëtare. Kjo është jeta e tij. Shumë njerëzve u rri i vogël kostumi i vendit. Edhe Nano e kishte. Disa kryeministra të vendeve janë aparatiçikë të rëndomtë, por kanë pas ekonomi të mëdha, biznese të fuqishme. 

Administrimi i vendit është problemi kryesor i vendit. E ka ndihmuar rritja e turizmit. Ka ndikuar te njerëzit që nuk rrimë më aq shumë më kafe. Por problemi është se çfarë do të bëjë me ritmet normale të zhvillimit. Kur moda të ikë pas 4-5 vjetësh, a do të jeta Shqipëria një vend që do të bëjë ekonomi normale?”, tha Fevziu për “Të paekspozuarit”.