Aktualitet 4 Mars 2024, 21:59

“Mban përgjegjësi”, Elisabeta Imeraj për shpërthimin në Lushnje: Deputeti do përballet me ligjin

Shkruar nga Pamfleti

“Mban përgjegjësi”, Elisabeta Imeraj për

Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, ka folur rreth shpërthimit të fuqishëm që tronditi qytetin e Lushnjës ditën e premte.

Imeraj u shpreh se për të përcaktuar individualizimin e autorëve të veprës penale do duhen edhe veprime të tjera nga autoritetet përkatëse.

Sipas saj duke parë të dhënat e prokurorisë që tregojnë se leja është marrë nga vetë deputeti Bujar Çela ngrihen dyshime për fiktivitet të asaj që ka ndodhur.

Ajo shtoi se Çela mban përgjegjësi në rangun moral, por me aq sa paraqitet nga dokumentacioni ai mund të mbahet përgjegjës edhe në rangun formal.

Ne nuk mund të gjykojmë çfarë do të ndodhte nëse personi në fjalë nuk do ishte deputet. Prokuroria dhe policia kanë detyrën të kryejnë veprimet hetimore. Për të përcaktuar individualizimin e autorëve të veprës penale do duhen edhe veprime të tjera. Duhet parë kush e ka marrë lejen e ndërtimit, kush e ka dhënë, etj.

Duke parë të dhënat e prokurorisë ngrihen dyshime për fiktivitet të asaj që ka ndodhur. Në rastin konkret kemi dy viktima dhe disa të plagosur, në rangun moral mban përgjegjësi, por me aq sa duket nga dokumentacioni nuk besoj se do shpëtojë pa përgjegjësi në rangun formal deputeti socialist Bujar Çela”, u shpreh ajo e ftuar në studion e “Open” në News24 .