
Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me lajmin që po ‘feston’ PD se Berisha mund të udhëtojë në SHBA, vetëm me përjashtime siç është bërë për të gjithë të tjerët, por gjithsesi non grata i mbetet në fuqi.
Spahiu thotë se pyetja që gazetari Caputo kishte publikuar duke cituar sipas tij, një përgjigje që i ka dhënë DASH, nuk lidhen aspak me non gratën. Ai tregon se pyetja e gazetarit ka qenë nëse Berisha mund të marrë një leje udhëtimi dhe thekson se viza dhe heqja e non gratës janë dy gjëra të ndryshme.
“Njësoj si lajmi që këtë dhanë për arrestimin dhe hetimin e Yuri Kim. Një javë përshëndetën hetimin e Kim duke e quajtur të korruptuar, non grata, duke e quajtur që Rubio dhe DASH e flakën e nxorën pa punë, pastaj u desh që DASH ta përgënjeshtrojë. Nuk ka lajm zyrtar, as në webiste të DASH, nuk ka asnjë shënim në twitter apo rrjete sociale nga zyrtarët e DASH dhe çfarë është me rëndësishmja, që as pyetja e gazetarit, as burimi dhe vetë përgjigja nuk lidhen me non grata.
Ai ka pyetur për statusin non grata, por për mundësinë për të marrë një vizë udhëtimi në SHBA. Viza është gjë tjetër dhe çështja e non gratës është status tjetër. Mendoj që janë mbi 30 politikanë apo lider botërorë që kanë pasur dhe kanë statusin non grata dhe kanë udhëtuar në SHBA, nuk mund t’i pengojë ata të marrin pjesë në konferenca të Kombeve të Bashkuara apo evente të tjera diplomatike”, tha Spahiu për “Report Tv”.
“Nëse do i ishte hequr non grata, përse Berisha shkoi në Greqi dhe Itali për fushatë elektorale, por jo në Amerikë për emigrantët?”, përfundoi Kreshnik Spahiu.
Juristi tha gjithashtu se këshilltari amerikan Chris LaCivita duhej të justifikonte miliona eurot, njëjtë edhe për kompaninë lobuese “Continental Strategy”.
Ndërsa për Berishën shprehet se ngelet i kënaqur se kanë marrë një gjysmë mesazh për t’i thënë elektoratit që nuk jam non grata, edhe pse nuk është e vërtetë.
Lini një Përgjigje