TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2023, 08:04

Blendi Fevziu akuza Gjykatës së Hagës: Prokurorët paguhen miliona, i zgjasin gjyqet për interesa financiare

Shkruar nga Pamfleti
Blendi Fevziu akuza Gjykatës së Hagës: Prokurorët paguhen
Gazetari Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu thotë se prokurorët në Gjykatën e Hagës paguhen me miliona dhe në të tilla kushte nuk kanë pse të mos i zgjasin proceset gjyqësore.

Siç shpjegoi ai një proces nuk ka një kohë të parashikuar kur mund të zgjasë dhe për shkak të interesave financiare prokurorët i zvarrisin gjykimet për vite të tëra.

“A e dini ju sa paguhet pak a shumë një prokuror në mos gaboj që shkon dhe merret në muaj me këta? Shkon diku te 120 mijë euro. Ky është një interes për të zgjatur hetimet. Një prokuror që e ka të sigurt punën bashkë me stafin e tij pse mos ta zgjasë punën 10 vjet. Ku ta gjejë një prokuror të jetë në një proces të tillë, gjykon një gjë që s’prek asnjë interes të momentit. Merr rroga të tilla.”, u shpreh Fevziu për “Review”.

Ndërkohë ditën e sotme, në orën 09:00, në Gjykatën e Hagës nis gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në komunikatën me sqarime për seancën e parë, Gjykata Speciale tregoi se për prokurorët kanë caktuar 5 orë.

Pas kësaj, 45 minuta i janë ndarë mbrojtësit të të akuzuarve. Këtu edhe do të përfundojë dita e parë e gjykimit. Nesër do flasë secili prej katër ekipeve të mbrojtjes së Thaçit e të tjerëve. Plani i Speciales është që paraqitja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve në gjykatore të ndodh tek një javë më vonë, më 11 prill.

140 persona janë pranuar si dëshmitarë në procesin gjyqësor.

Trupi Gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të fillojë më 11 prill 2023.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

 

gjykata e hagës blendi fevziu

Lini një Përgjigje