TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 15:00

Bllok lajmesh nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

Bllok lajmesh nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Përsëritet skandali i helmimeve në Akademinë e Sigurisë, ku 60 kursantë përfunduan në spital me simptoma të dyshuara nga ushqimi, ndërsa hetimet po fokusohen te kompania e kateringut SORI-AL. Në Tiranë, FNSH dhe RENEA po ruajnë 24 orë Ilir Selmanin, një nga të dyshuarit për vrasjen e Santiago Malkos, pasi Apeli e la në arrest shtëpie. Ndërkohë, Gjykata e Apelit refuzoi kërkesat për lirim të grupit të dyshuar të call center-ave mashtrues, pavarësisht pretendimeve për probleme familjare dhe shëndetësore.

Në Kavajë janë zbardhur detaje të reja për vrasjen mes dy vëllezërve, ku konflikti nisi për një rrugë kalimi dhe përfundoi me goditje me thikë. Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin për Besnik Pjetrin, i akuzuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit në Lezhë. Në Elbasan, gjashtë funksionarë publikë u vunë nën masa sigurie për një skemë abuzimi me fondet e ndihmës ekonomike që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit rreth 125 mijë euro dëm.

Policia arrestoi dy të rinj për grabitjen e një banese në Tiranë nën kërcënimin e thikës, ndërsa një bashkëpunëtor mbetet në kërkim. Katër persona u plagosën në një aksident pranë urës së Milotit, ku njëri është në gjendje të rëndë. Në Britani, një çift shqiptar u dënua me burg pasi në banesën e tyre u gjetën 9 kilogramë kanabis dhe mbi 51 mijë paund cash.

Në arenën ndërkombëtare, Venezuela po përballet me pasojat e dy tërmeteve të fuqishme që kanë lënë të paktën 164 të vdekur dhe qindra të plagosur. Ndërsa në Meksikë, 17 persona u plagosën pasi një automjet u fut mes tifozëve që festonin fitoren e kombëtares në Botëror.

edicioni informativ kronika e zeze

Lini një Përgjigje