Aktualitet19 Maj 2023, 22:19

“Blu Brothers”/ Rama fton në podcast-in e tij Luiz Ejllin, përballë i vë Benet Becin

Shkruar nga Pamfleti

“Blu Brothers”/ Rama fton në podcast-in e tij Luiz Ejllin,

Personazhi i së shtunës në podcastin e kryeministrit Edi Rama do të jetë Luiz Ejlli. Ky i fundit pas daljes nga “Big Brother” i dha mbështetje kandidatit socialist në Shkodër Benet Becit dhe si duket Rama ka vendosur ta bëjë personazh të emisionit të tij.

Në Facebook Rama njofton se Luizi do të jetë bashkë me Benet Becin dhe pritet të tregojnë detaje nga njohja dhe bashkëpunimi mes tyre. Por duket se do të flitet dhe për të ardhme e Shkodrës dhe situatën politike. Rama e ka cilësuar këtë episod “Blu Brothers”, duke ironizuar si Becin ashtu dhe Luizn, të cilët dikur kanë qenë me PD.

Ndërkohë duhet theksuar se Luizi ka deklaruar se kur ishte brenda BBV kishte shfaqur dëshirën për një telefonatë me Ramën.

rama luizi