TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2026, 14:10

Braçe kandidat për Tiranën, Spahiu: Nëse e fiton, duhet t’i shpallë luftë mafies së ndërtimit dhe të pezullojë lejet për kulla

Shkruar nga Pamfleti
Braçe kandidat për Tiranën, Spahiu: Nëse e fiton, duhet
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kandidimi i mundshëm i Erion Braçes për kryetar të Bashkisë së Tiranës duhet të shoqërohet me një qasje të fortë kundër ndërtimeve të larta dhe dhënies së lejeve për kulla.

Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ai theksoi se kjo çështje duhet të marrë fund dhe se, sipas tij, Braçe është personi që mund ta realizojë një ndryshim të tillë.

Spahiu u shpreh se, nëse Braçe merr mbështetjen e Partisë Socialiste dhe kandidon, duhet të ndërmarrë masa për të kufizuar ndikimin e sektorit të ndërtimit dhe për të ndaluar dhënien e lejeve për ndërtime të reja shumëkatëshe në kryeqytet.

“Nëse Erion Braçe do të jetë kandidat që duket se do të ketë mbështetjen e PS, duhet me doemos t’i shpallë luftë mafies së ndërtimit. Vetëm Braçe mundet të realizojë një distancë mes këtyre bizneseve që menaxhojnë me para të zeza dhe të shpallë një vendim për mosdhënien e lejeve dhe kullave që kanë mbipopulluar Tiranën. Historia e kullave duhet të marrë fund në Tiranë. I vetmi që mundet të ushtrojë presion, të negociojë dhe të gjejë një të mesme është Erion Braçe”, tha Spahiu.

 

Lini një Përgjigje