
Pas reagimit të Prokurorisë së Përgjithshme, ka reaguar edhe Gjykata e Lartë lidhur me pretendimet e grupit “Homeland Justice” për një sulm kibernetik.
Në reagimin zyrtar, Gjykata e Lartë bën me dije se nuk ka qenë objekt i një sulmi të tillë. Sipas saj, pretendimet lidhen me faqen “gjykata.gov.al”, e cila administrohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe nuk ka lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të institucionit.
“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik, por sipas pretendimeve të Homeland Justice, grupit në Telegram, ka pësuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al, e cila është në menaxhimin e plotë të KLGJ dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”., thuhet në reagim.
Lini një Përgjigje