TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2026, 13:40

GJKKO i rrëzoi garancinë pasurore, Meta kërkon sërish lirinë në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO i rrëzoi garancinë pasurore, Meta kërkon sërish
Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë me një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të butë, duke vijuar betejën ligjore për lirinë e tij.

Kjo lëvizje vjen pasi më 24 mars, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës, pavarësisht ofertës për një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh. 

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, ku ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet lidhen kryesisht me aferën CEZ-DIA, kontratat lobuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara, si dhe me burimin e pasurive të deklaruara.

Dosja ndaj tij, ku përfshihet edhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, tashmë është kaluar për gjykim në themel. Pritet që në vijim të hidhet shorti për përcaktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen.

Kërkesa e fundit në Gjykatën e Lartë përbën një tjetër përpjekje të Metës për të ndryshuar masën e sigurisë, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij pritet të hyjë në një fazë vendimtare.

 

ilir meta kerkon lirine

Lini një Përgjigje