Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, në një video të radhës për kanalin e klubit të Burnley, ka treguar përmes një pytësori të shkurtër disa “sekrete” në lidhje me fushën e blertë dhe jashtë saj. Broja iu bashkua ekipit të Bërnlit në verën e vitit 2025, ndërsa ende nuk e ka gjetur veten.
Shoku juaj më i mirë në futboll?
Do të thoja Stërling, Livramento, Koluill, Eduard, Laurent.
Numri që ju mbani mend si futbollist?
Numri im i parë ishte 57, besojë! Mendojë se ky ishte numri që kam debutuar.
Lojtari më i mirë që keni luajtur së bashku?
Eden Hazard.
Nëse do ktheheshit mbrapa në histori, cili moment do rikujtonit?
Momentin kur Kristiano Ronaldo fitojë Kampionatin Europian me Portugalinë në 2016, por pa dëmtimin e tij në finalen e madhe.
Cili vend do të dëshironit të jetonit për 1 vit?
Në Florida, Tampa, specifikisht në këtë vend.
Lojtari që ju e keni idhull dhe ju ka ndihmuar të rriteni profesionalisht?
Ronaldo braziliani dhe Kristiano Ronaldo.
Kush mendoni se është më i mirë mes këtyre dyjve?
Do të zgjidhja Ronaldo brazilianin, por Kristiano Ronaldo është G.O.A.T-i im.
Lojtari që ka më shumë stilit tek ekipi i Bërnlit?
Do të thoja për veten, Markus Eduard, ndoshta edhe Lil Foster.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje