TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 23:09

Cili është pengu i kreut të SPAK?!

Shkruar nga Pamfleti

Cili është pengu i kreut të SPAK?!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se kufizimi i lirisë së tij individuale dhe familjare, por edhe i kolegëve të tij prokurorë për shkak të detyrës, ishte një nga pengjet që ai kishte.

Dumani i kërkoi falje familjes së tij për sakrificën e përditshme që ajo bën.

Dua të falenderoj familjen time. Nuk është e lehtë të jesh prokuror, për më tepër drejtues në Prokurorinë e Posaçme. Është e vështirë në ambientin shqiptar të përmbushësh me profesionalizëm.

Veten patjetër e kam kufizuar dhe sakrifikuar, por nga ana tjetër edhe familja ime po sakrifikon. Është e kufizuar në jetën e saj, lirinë e saj. Dhe familjet e prokurorëve janë të kufizuar në lirinë e tyre.

Kur shkoj nga shtëpia për në punë në mëngjes, se natën kthehem vonë e nuk shoh gjë, nga dritarja e automjetit shoh  njerëzit që lëvizin lirshëm, mua më vjen pyetja a do të vijë ajo kohë që unë, familja ime, kolegët e mi dhe familjet e saj të lëvizin lirshëm?

Përgjigjja ime është që unë pavarësisht përgjegjësive është një punë që kemi zgjedhur ta bëjmë e do ta bëjmë me përkushtim.  Dua të falenderoj familjen që më duron e më mbështet pavarësisht kostove që kanë marrë përsipër.", tha Dumani për emisionin “3D”.

Lini një Përgjigje