TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2025, 15:52

“DASH s'ka marrë asnjë vendim për Berishën”, Çupi: Lajme boshe për heqjen e non grata-s

Shkruar nga Pamfleti

“DASH s'ka marrë asnjë vendim për

Analisti Frrok Çupi ka komentuar lajmet se DASH i ka hequr non gratën Sali Berishës. Ai tha nuk është marrë asnjë vendim i tillë, siç pretendohet. Çupi e ka konsideruar si një lajm bosh prag zgjedhjesh, i cili sipas tij po fyen njerëzit.

“Unë shoh se mazhoranca i afrohet 80 deputetë. Është një popull që është i zgjuar, është përtërirë si edukim.

Është një popull që ka vuajtur prapambetje, mungesë vizioni nga shteti i tij, që është përfaqësuar 13 vjet me radhë nga grupimi politik për të cilin po flasim.

Këta mendojnë dhe e trajtojnë njeriun si një budalla, se edhe po të thuash lajme boshe që DASH i ka hequr non gratën Berishës. Asnjë vendim nuk është marrë, po fyen njerëzit”, tha ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje