
Janë zbardhur detaje në lidhje me takimin e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani në Shkodër.
Mësohet se gjatë mbledhjes kreu i SPAK, ka vendosur theksin tek zbulimi i krimeve zgjedhore.
Dumani deklaroi se SPAK ka procedime konkrete lidhur me krimet zgjedhore dhe se pritshmëritë janë të mëdha.
Po ashtu, kryeprokurori i SPAK ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote, personat që i bëjnë këto akuza duhet të thirren për të bërë kallëzim në polici dhe prokurori, si edhe të mos neglizhohen si raste.
Burime për mediat raportojnë se Dumani ka kërkuar që policia dhe prokuroria të jenë sa më vigjilente lidhur me krimet zgjedhore në këto ditë të fundit të fushatës elektorale.
Dumani mësohet se ka vlerësuar punën e policisë dhe prokurorisë Shkodër duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha strukturat ligjzbatuese.
Lini një Përgjigje