TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2025, 13:58

Korrupsioni në Pogradec; "Babai i pazareve" Dritan Babasuli, Sekretari i Bashkisë dhe sekseri i Ilir Xhakollit

Shkruar nga Pamfleti
Korrupsioni në Pogradec; "Babai i pazareve" Dritan Babasuli,
Ilir Xhakolli /

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Pogradecit, Dritan Babasuli, firmos tenderë fiktivë dhe privatizime abuzive; pazaret i ndan me kryetarin Ilir Xhakolli në bizneset private në Tiranë...

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, ka një të kaluar të dyshimtë që lidhet me korrupsionin, ryshfetet, falsifikimin e dokumenteve dhe bashkëpunimin me krimin, veçanërisht gjatë viteve 1992-2005, kur ai shërbente si doganier në pikën kufitare të Kapshticës nën emrin Ilirian Xhago. Emrin e ndryshoi para se të kandidonte dhe të bëhej deputet i Partisë Socialiste, ndërsa praktikat e tij korruptive nuk i ndaloi as kur u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Pogradecit në vitin 2019.

Për realizimin e këtyre praktikave, ai ka vendosur në krye të Bashkisë sekretarin e Përgjithshëm, Dritan Babasulin, të cilit i ka deleguar jo vetëm kompetencat ligjore, por edhe ato për pazare dhe manipulime fondesh. Babasuli është kthyer kështu në figurën kyçe të abuzimeve dhe skandaleve financiare në këtë bashki.

Në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm, Dritan Babasuli është praktikisht funksionari numër dy pas kryebashkiakut. Ai administron dhe firmos fondet, tenderët, emërimet dhe shkarkimet, kontratat e privatizimeve dhe qiradhënieve për pasuritë publike si toka, ndërtesa, pyje, brigje të liqenit, si dhe fondet e ndihmës sociale, bursave, arsimit dhe karburanteve.

Në bazë të informacioneve të verifikuara, 80% e tenderëve që hartohen nën mbikëqyrjen e Babasulit janë të dyshimtë dhe problematikë. Këta tenderë kanë fonde limit shumë më të larta se vlera reale e tregut, zhvillohen pa konkurrencë të vërtetë, dhe shpesh skualifikohen ofertat e ulëta në favor të kompanive "të përzgjedhura". Vetëm nga këto abuzime, Bashkisë së Pogradecit i janë shkaktuar rreth 11 milionë Euro dëme financiare, ndërsa 33 kontrata investimesh janë realizuar në vetëm 40-60% të projektit, megjithëse pagesat janë kryer në masën 100%.

Një rast flagrant janë abuzimet përmes "Qendrës Multi-Funksionale-Pogradec", një strukturë në varësi të bashkisë, e cila ka realizuar 1.2 milionë Euro pagesa për aktivitete sportive dhe argëtuese që nuk janë realizuar kurrë, duke përdorur dokumente fiktive.

Dritan Babasuli, i njohur në qytet me pseudonimin "Baba i pazareve", është mik i afërt familjar me kryetarin Ilir Xhakolli. Ai jeton në Tiranë dhe vjen në Pogradec vetëm një herë në javë, kryesisht për të firmosur dokumentacionin e pazareve të organizuara paraprakisht.

Korrupsioni në Pogradec; "Babai i pazareve" Dritan Babasuli,

Në Tiranë, Babasuli ka një biznes personal të quajtur “Real Solar Sh.p.k”, themeluar më 3 gusht 2022, që operon në sektorin e energjisë së rinovueshme. Burimet thonë se 70% e kësaj kompanie zotërohet faktikisht nga kryebashkiaku Xhakolli. Për më tepër, Babasuli ka një aktivitet tjetër ekonomik si "Person Fizik" me objekt kredi-dhënien jo-bankare, nga ku përfitojnë edhe kompani që fitojnë tenderë në Bashkinë e Pogradecit.

Një tjetër biznes i dyshimtë i Babasulit është kompania "DR Solar Sh.p.k", të cilën e ka në ortakëri me kunatin e tij, Roland Kokonozi. 30% të aksioneve të kësaj kompanie janë shitur në mënyrë të dyshimtë për vetëm 400 mijë lekë shtetasve Elvis Gjonaj nga Mirdita dhe Seldir Isa nga Erseka.

Ky rrjet kompleks interesash private dhe publike nëpërmjet Babasulit dhe Xhakollit vazhdon të shkaktojë dëme të mëdha financiare për qytetin e Pogradecit, ndërkohë që autoritetet vijojnë të heshtin përballë këtyre abuzimeve./Pamfleti

dritan babasuli ilir xhakolli

Lini një Përgjigje