TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2025, 17:58

Dëbora dhe erërat e forta shkaktojnë probleme në Kukës, 20 familje mbeten në errësirë   

Shkruar nga Pamfleti

Dëbora dhe erërat e forta shkaktojnë probleme në Kukës,

Reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji rreth 20 familje në Kukës.

Telat e këputur kanë vështirësuar furnizimin me energji, ndërsa ekipet e OSHEE-së kanë ndërhyrë menjëherë, duke u ngjitur në terrenet e vështira të zonës për të riparuar defektet.

Kushtet atmosferike të përkeqësuara në të gjithë qarkun kanë shtuar vështirësitë në terren.

Megjithatë, ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë pa ndërprerje për të garantuar rikthimin e furnizimit me energji elektrike edhe në kushte ekstreme.

Aktualisht, po vijon puna intensive për rikthimin e energjisë në zonën e prekur, ndërsa pjesa tjetër e qarkut Kukës furnizohet normalisht me energji elektrike.

Lini një Përgjigje