TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2023, 15:00

Del jashtë kontrollit zjarri në pyllin në Peshtan, flakët favorizohen nga era

Shkruar nga Pamfleti

Del jashtë kontrollit zjarri në pyllin në Peshtan, flakët

Ka dalë jashtë kontrollit përhapja e zjarrit në pyllin me pisha e dushk në fshatin Peshtan të Fierit.

Mësohet se flakët e favorizuara edhe nga era kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt zonës së pyllëzuar në Kraps.

Mjetet zjarrfikëse janë përhapur në një perimetër më të gjerë për të punuar për shkak të situatës së vështirë, teksa tentojnë të izolojnë dhe shuajnë zjarrin që duket mision i pamundur me temperaturat e larta dhe erën që fryn.

Rreth 25 hektarë sipërfaqe me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit tre ditor në zonën e Peshtanit në Fier.

 

zjarr pyll peshtan flake era

Lini një Përgjigje