Aktualitet 5 Shtator 2023, 21:50

“Deri dje shaheshin”, 'shpërthen’ Kadilli: Bashkimi i Bardhit dhe Berishës amoral, lajm i mirë vetëm për Ramën

Shkruar nga Pamfleti

“Deri dje shaheshin”, 'shpërthen’ Kadilli: Bashkimi

Politikani Fatbardh Kadilli, duke folur rreth ngjarjeve të fundit mes dy grupimeve të PD-së, e quajti amoral bashkimin e Bardhit dhe Berishës.

Nënjë intervistë për emsionin “Now”, në “Euronews Albani”, ai tha se kjo lëvizje do të gëzojë Edi Ramën. Kadilli shtoi se si Bardhi dhe Berisha kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin, ndaj së pari duhet të jepnin një shpjegim nëse ato akuza që “bërtisnin” më parë kanë rënë.

“Lajmi më i mirë për edi Ramën. Doni ta gëzoni Edi Ramën, vazhdoni të mbështesni këtë bashkim amoral që nuk ka asnjë lloj kredenciali jo vetëm moral, por edhe nga aspekti njerëzor. Kur një njeri ndryshon qëndrimin politik, duhet minimalisht të japë një shpjegim. U bashkuan sot ata që u ndan para dy vitesh.

Para dy vitesh kur u ndanë kishin disa arsye politike, këto arsye politike, ranë? Nuk janë më? Këta njerëz që sot vajtën atje, në 18 dhjetor mbanin fjalime patetike, si hartime kalamajsh, si kaposhi mbi plehun kapardisej Gaz Bardhi e ca të tjerë në 18 dhjetor të 2021 duke marrë rezoluta dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen e PD-së, kundër Berishizmit, në aleancë me partnerët ndërkombëtarë e të tjerë, ku janë këto akuza”, tha Fatbardh Kadilli.

kadilli berisha bardhi