TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 22:17

Dosja 21 janari, Gjokutaj akuza prokurorit Shehu: Pse nuk e pyete Berishën në 3 nëntor kur erdhi në SPAK?

Shkruar nga Pamfleti

Dosja 21 janari, Gjokutaj akuza prokurorit Shehu: Pse nuk e pyete Berishën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mohuar të ketë marrë ndonjë fletë-thirrje nga SPAK për tu pyetur si person që ka dijeni lidhur me dosjen e 21 janarit 2011, ku gjatë një proteste të opozitës u vranë 4 qytetarë.

Ndonëse Prokuroria e Posaçme tha sot se ka tentuar ta arrijë kreun e PD-së në dy adresa dhe përmes postës elektronike, Berisha u shpreh se pa një fletë-thirrje nuk mund të paraqitet në SPAK. Ky i fundit ka deklaruar se do të zbatojë procedurat, duke lënë të nënkuptuar se do të shoqërojë forcërisht kreun e PD, nëse ai nuk paraqitet.

E ndërsa Berisha dhe SPAK japin argumentet e tyre lidhur me këtë çështje, avokati i ish-Kryeministrit, Genc Gjokutaj, akuzon prokurorin e SPAK-ut, Alfred Shehu se po gënjen dhe se është i kapur politikisht nga pushteti.

Sipas Gjokutajt, Berisha ishte në SPAK në datën 13 nëntor, dhe prokurori kishte mundësinë ta ftonte për ta marrë në pyetje atë moment.

Reagimi i Gjokutajt:

Një sqarim për opinionin e interesuar!

Tragji - komedia e SPAK për gjoja njoftimin e z. Sali Berisha për tu pyetur së pari në datën 03.11.2025 dhe pastaj sot më datën 14.11.2025 si çdo gënjeshtër i ka këmbët e shkurtëra!

Zoti Prokuror SPAK-ist Alfred Shehu!

Ju e dini mjaft mirë që z. Sali Berisha paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në funksion të ekzekutimit të vendimit gjyqësor për caktimin e masës se sigurimit “detyrim për paraqitje”!

Për hir të së vërtetës dhe për ironi të fatit tënd/ tuaj z. Sali Berisha pikërisht për këtë arsye ështe paraqitur ditën e hënë date 03.11.2025 ora 10.00 tek OPGj e SPAK pikërisht në datën dhe orën që ju pretendoni që e keni thirrur për ta pyetur!

Pyetje: përse nuk e ftuat për tu pyetur atë ditë pasi ai ishte në ambientet e SPAK?

Po për datën tjetër atë të 14.11.2025 përse nuk ja komunikuat meqë nuk ju dha ta realizonit pyetjen atë ditë?

Që je i kapur/të kapur kokë e këmbë politikisht e dinim por që Prokurori i Shtetit të gënjejë për Pushtetin është kriminale, amorale dhe sjellje e padenjë institucionale që duhet përbuzur e denoncuar me force çdo ditë!

Ndërkohë z. Sali Berisha ndodhet në Tiranë, i gatshëm për tu paraqitur sipas ligjit dhe në adresat ku kini tokitur sa herë ju është dashur!

Lini një Përgjigje