Aktualitet 5 Prill 2024, 11:12

Dosja ‘5D’, Rithemelimi proteston para Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘5D’, Rithemelimi proteston para Bashkisë së

Një grup qytetarësh si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike po protestojnë sot para Bashkisë së Tiranës.

Policia e shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, duke dërguar numër të shtuar efektivësh në terren. Duket se efektivët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, edhe me skafandra dhe mburojë xhami.

Ky reagim me protestë vjen dhe pas skandalit më të fundit të korrupsionit në bashki, si pasojë e të cilit qytetarët që protestojnë kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt.

Sa i përket protestës, mësohet se pas saj, qytetarët do të zhvendosen para Prokurorisë së Posaçme për t’i njoftuar kërkesën e tyre për prangosjen e kryebashkiakut.

Protesta është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa i janë bashkuar partitë opozitare dhe qytetarë.

proteste bashkia e tiranes