Aktualitet21 Maj 2024, 17:52

Dosja britanike e Berishës, Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vendimit

Shkruar nga Pamfleti

Dosja britanike e Berishës, Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet

Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me dosjen britanike për shpalljen nongrata të ish-kryeministrit Berisha.

Por Berisha apeloi vendimin, ndryshe nga pretendimet e ish kryeministrit demokrat, tregohen mekanizmat se kush e inicioi këtë ndëshkim për liderin historik të PD.

Ngjela tha se nga apelimi, Anglia nuk e shpall dot Berishën “non grata”, nëse nuk ka prova.

“Kur del non grata, qoftë në Angli qoftë në Amerikë, duhet t'i drejtohesh gjykatës kompetente. Prandaj ka shkuar në gjykatën britanike kundër vendimit non-grata. Nuk fiton dot, si do nxjerrin ish-kryeministri pa prova. Ata janë shtet ultra juridik. Si gomarlliku që bëri Franca. Nuk ka mundësi dot se as Amerika dhe as Anglia nuk të nxjerrin “non-grata” nëse nuk kanë prova. Kush e pyet gjykatën shqiptare në Britani. SPAK duhet të ketë prova, por nëse ka filluar çështja në Angli, nuk e fillon dot ky këtu”, tha Ngjela për “TCH”.