
Gjykata e Apeli ka liruar nga burgu ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Ish-kryebashkiaku i Kukesit u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë.
Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi. U lirua për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.
Ai kishte dorëzuar dy herë kërkesë në Gjykatën e Elbasanit për liri me kusht. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati është shprehur se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe më tej gjendjen e tij shëndetësore.
Safet Gjici do të qëndrojë në banesën e tij, i detyruar nga vendimi i drejtësisë, për të përfunduar kohën e mbetur të dënimit. Kështu, ish-kreu i Bashkisë Kukës do ta përfundojë pjesën e mbetur të dënimit jashtë qelisë, por nën mbikëqyrje.
Lini një Përgjigje