TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 10:06

“Shpirt njofto ambulancën më qëlloi me thikë”, Vjola Haxhia tregon momentin e vrasjes së burrit të saj në Kalanë e Beratit

Shkruar nga Pamfleti

“Shpirt njofto ambulancën më qëlloi me thikë”,

Kristo Mema, 63 vjeç, qëlloi për vdekje me thikë Keli Hoxhën, teksa ky i fundit bashkë me familjen po vizitonin kalanë e Beratit. Ngjarja tronditëse ndodhi 1 javë më parë, teksa u raportua mes kishte pasur një debat mes autorit të krimit dhe viktimës për shkak të një kali, që përdorej nga 63-vjeçari për të shëtitur turistët.

Në një mesazh të publikuar nga gazetari Blendi Fevziu, bashkëshortja e viktimës, Vjola Haxhia, ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja, ku humbi jetën në sy të vajzës, 42-vjeçari Keli Hoxha.

Vjola Haxhia rrëfen detaje nga momentet e para të ngjarjes deri në vrasjen e bashkëshortit të saj.

“Keli bashkë me vajzën u afruan ta preknin kalin nga gusha, në atë moment shfaqet pronari i kalit duke ulëritur direkt që mos ta preknin kalin sepse acarohet.

Burri i tha mos u shqetëso sepse unë jam rritur në fshat ku kisha edhe kalë edhe di si ta trajtoj.

Ai filloi duke debatuar me bashkëshortin tim me një gjuhë shumë vulgare. Bashkëshorti im i tha se je në moshën e gjyshit tim edhe nuk po merem të debatoj me ty. Theksoj se në këto momente Keli ishte dorë për dore me vajzën.

I ktheu shpinën edhe u nis të vinte nga ne. Ne atë moment ai e pështyu nga mbrapa burrin tim 3 herë edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju afrua por në sekondë, direkt u kthye nga unë edhe me dorë në bark me tha: shpirt njofto ambulancen se më vrau me thikë, dhe ra në tokë i mbuluar me gjak”, shprehet Haxhia.

 

Mesazhi i publikuar nga Blendi Fevziu

Dje mora këtë mesazh. Lexojeni edhe ju:

Pershendetje zoti Fevziu

Unë jam Vjola Haxhia bashkëshortja e Keli Hoxha, që u vra të martën në Berat. Fillimisht doja t’ju falenderoja shumë për çështjen që trajtuat edhe kohën që i keni kushtuar ngjarjes tonë.

Ne familjarisht kemi 14 vite që jetojmë në Britaninë e Madhe. Kishim ardhur në Shqiperi për pushime edhe një nga destinacionet tona ishte vizita në kalane e Beratit për t’ju mesuar edhe fëmijëve më shumë nga historia shqiptare.

Ne vizituam kalanë me familjen time edhe nënën e bashkëshortit, diku nga qendra e kalasë ishte një kalë i lidhur në shtyllë, që vajza ime 8-vjeçare Sevia e pa edhe i tha babait të saj: a mund të aftohem ta prek kalin? Theksoj që në atë moment kali ishte vetëm, nuk kishte të zotin aty.

Keli bashkë me vajzën u afruan ta preknin kalin nga gusha, në atë moment shfaqet pronari i kalit duke ulëritur direkt që mos ta preknin kalin sepse acarohet.

Burri i tha mos u shqetëso sepse unë jam rritur në fshat ku kisha edhe kalë edhe di si ta trajtoj.

Ai filloi duke debatuar me bashkëshortin tim me një gjuhë shumë vulgare. Bashkëshorti im i tha se je në moshën e gjyshit tim edhe nuk po merem të debatoj me ty. Theksoj se në këto momente Keli ishte dorë për dore me vajzën.

I ktheu shpinën edhe u nis të vinte nga ne. Ne atë moment ai e pështyu nga mbrapa burrin tim 3 herë edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju afrua por në sekondë, direkt u kthye nga unë edhe me dorë në bark me tha: shpirt njofto ambulancen se më vrau me thikë, dhe ra në tokë i mbuluar me gjak.

Aty kishte mbi 100 turistë që po shikonin edhe mund të keni mjaftushëm dëshmitare për ta konfirmuar. Kam lexuar në disa media që u vra sepse nuk bëri bëri pagesen. E kundërshtoj rreptësisht një lajm të tille, sepse nuk bëri asnjë foto.

Përse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si janë femijet i mi? Që janë në shok ,që mund të me ishte vrare edhe femija me thikë në ato momente. Femijët janë ne gjendje shoku. Nuk flenë, nuk hanë nuk flasin.

 

 

 

Lini një Përgjigje