Aktualitet 4 Mars 2024, 20:23

Nuk kanë fund perlat e Alfred Pezës, heq nga puna regjisorin sepse promovoi në Instagram emisionin ku punonte

Shkruar nga Pamfleti

Nuk kanë fund perlat e Alfred Pezës, heq nga puna regjisorin sepse

Televizioni publik shqiptar ka një traditë të konsoliduar në prodhimin e situatave komike, aq sa mund të konsiderohet një shkollë barcaletash e medias shqiptare.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe me një institucion në krizë identiteti, që lindi si mjet propagande i diktaturës komuniste dhe po mbijeton si altoparlant i ndryshkur i qeverive ramiste.

Situata më e fundit absurde ka ndodhur pak ditë më parë, kur regjizorit të një emisioni në RTSH i lindi ideja të postojë një vlerësim në Instagram për emisionin ku punonte vetë. Bëhet fjalë për regjizorin Ergi Hasko i cili postoi një foto në Instagram dhe shkruajti: “I vetmi emision i vlerave në RTSH @një natë sa një jetë”.

Kaq ka mjaftuar dhe regjizori është pushuar nga puna.

Sipas drejtorit të RTSH, Alfred Peza ky postim ka dëmtuar reputacionin e televizionit publik shqiptar. Nëse nuk do të ishte dokumenti më poshtë, një idiotësi si kjo është e pamundur të besohet.

Kuptohet se arsyetimi më lart është thjesht një pretekst.

Gabimi i vërtetë i regjizorit është se nuk ka llogaritur prapaskenat, kulisat dhe sherret që konsumohen brenda një gërdalle të madhe institucionale si televizioni publik shqiptar. Kuptohet se të gjithë punonjësit duhet t’i llogarisin mirë tani zhvillimet në nëntokën e RTSH, pasi aty janë si kriteret për të ecur para, ashtu edhe pengesat që të lënë pa punë.

Dikur, në biseda me gazetarët, Edi Rama e quante pa mëshirë RTSH-në një “maskaradë tropojane”. Pas shumë vitesh që socialistët janë në pushtet, duhet thënë se reformimi i këtij institucioni është një mision i dështuar. /Lapsi