TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2026, 16:17

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako "krihet"!

Shkruar nga Pamfleti
Durrësi përmbytet, Emiriana Sako "krihet"!
Emiriana Sako

Ndërsa qyteti përballet me përmbytje dhe pasiguri, vëmendja e Emiriana Sakos është te ripostimi i vizitave të Ramës në Vatikan...

Durrësi u përmbyt sërish sot, një déjà-vu e lodhshme për banorët e qytetit bregdetar. Jo shumë javë më parë, reshjet e pak orëve lanë nën ujë qindra biznese, banesa dhe mijëra hektarë tokë bujqësore.

Sot, e njëjta skenë përsëritet, duke nxjerrë në pah jo vetëm dështimin e masave parandaluese, por edhe boshllëkun midis propagandës zyrtare të kryebashkiakes Emirian Sako dhe realitetit në terren. Fotot dhe videot e publikuara disa javë më parë në rrjetet sociale nga Sako, që tregonin pastrimin e kanaleve dhe angazhimin institucional, u morën sot përpara nga uji që ka pushtuar rrugët dhe lagjet e qytetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STOP TV KLAN (@stoprtvklan)

Përtej paaftësisë për të menaxhuar qytetin, në Bashkinë e Durrësit mbizotëron një arrogancë e paprecedentë, e mbështetur nën ‘bekimin’ e ‘Bablokut’, se për sa kohë të jetë ai në krye, ata janë të paprekshëm pavarësisht pasojave që sjell paaftësia, dashakeqësia dhe vjedhja e tyre për qytetarët.

Kjo arrogancë pasqyrohet qartë çdo ditë; edhe pse prokuroria e Durrësit ka marrë së fundmi dosje nga bashkia lidhur me procedura dhe tendera në fushën e infrastrukturës, kryesisht sa i takon kanalizimeve dhe argjinaturës së lumit Erzen, Sako duket e pashqetësuar, madje as nuk i intereson se Durrësi u përmbyt sërish sot.

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako "krihet"!
Postimi i Sakos në rrjetin e saj social 'Instagram'

Arroganca e saj arrin kulmin kur, ndërsa qyteti përballet me përmbytje dhe pasiguri, vëmendja e Emiriana Sakos është te ripostimi i vizitave të Ramës në Vatikan, duke treguar hapur se prioriteti i saj mbetet ‘lëpirja’ ndaj Kryeministrit dhe jo gjendja reale e qytetit dhe hallet e banorëve të cilët e kanë ‘zgjedhur’ atë./Pamfleti

 

sako durrës përmbytje

1 Komente

  1. P
    Pranvera Kapllani

    Nuk ka ndodhur ndonjëherë që zonjat të mos krihen. GaraPo të ishin të parregulluara, të marra nga punët e rëndomta, nuk do i kishin pëlqyer e zgjedhur as të njëjtët e tyre. Pavarsisht pretendimeve politike e grupeve të tilla, pamja , përveç të tjerave është kriter për t'u zgjedhur. Duket se të tilla gjëra ju kanë futur në letargji,dhe askujt nuk i shkon në mëndje të japë zgjidhje të problemeve. Ka mundësi nuk u shkon ndër mend se Durrësi po zhytet. Përveç se i tillë është nga krijimi, duket se mbipopullimi,pakujdesitë në mirëmbajtje e.t.j. po e përshpejtojnë një gjë të tillë. Inatet e vjetra,hasmëritë,konkurenca, e.t.j. po i çojnë Shqiptarët e mbarë njerëzimin, drejt fundit. Garat për t'u pasuruar, për famë, e.t.j. po çon çdo gjë drejt shkatërrimit. Të gjithë duhet t'a dinë se në rrethana të tilla nuk ka vlerë asnjë gjë.

    Lini një Përgjigje