TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2026, 14:58

Atentati në Lezhë, Artan Hoxha zbardh detajet: 2 automjete dhe 7 kallashnikovë, grupi i sulmit si skuadër e RENEA-s

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Lezhë, Artan Hoxha zbardh detajet: 2 automjete dhe 7
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një intervistë televizive, komentoi atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Lezhës, ku një person mbeti i plagosur. Ai theksoi se ngjarje të tilla po shoqërohen gjithnjë e më shpesh me dëmtimin e personave që nuk kanë lidhje me konfliktet kriminale.

Sipas Hoxhës, rasti i Lezhës ndjek të njëjtin model me ngjarje të mëparshme, ku viktima kanë qenë persona të tretë, duke përmendur episode të ndodhura më herët në Memaliaj dhe në zonën e Don Boskos. Ai nënvizoi se edhe në këtë atentat nuk ka pasur humbje jete, por personi më i rrezikuar ka qenë një qytetar që ndodhej rastësisht në vendngjarje.

Gazetari e përshkroi sulmin si një aksion të mirëorganizuar, të kryer nga disa persona të armatosur, të cilët kanë vepruar në një hapësirë shumë të kufizuar. Sipas tij, autorët kanë përdorur dy automjete dhe disa lloje armësh zjarri, duke hapur zjarr pa një objektiv të qartë, çka ka rritur ndjeshëm rrezikun për këdo që ndodhej pranë.

“Deri tani nuk kemi humbje jete dhe njeriu që është më i dëmtuar dhe më i rrezikuar është berberi i fshatit. Po të shikoni mënyrën sesi kryhet sot, mbase më parë nuk kemi pasur kamera, por në rastin konkret, në një fshat, në një hapësirë prej 10 metra katror dhe të jenë minimalisht shtatë persona të armatosur, as në Rripin e Gazës nuk është kjo dendësi e njerëzve të armatosur. Është një grup sulmi si skuadër taktike e RENEA-s.

Një skuadër taktike ka të paktën 7 minimumi, ndërsa këta ishin mbi minimumin me dy automjete, me dy kallashnikovë, tre armë të lehta dhe dy shkopinj bejsbolli. Brenda te berberi qëlloi të armatosur, fat që ishte dhe ai polici aty, sepse ai nuk ishte kot, por prej atij polici, ironia tjetër është që është i vetmi i arrestuar, por mos të ishte ai polici, ne nuk do e dinim bilancin se si do të shkonte ajo ngjarje. Sepse vërtet masat do të ishin shumë të mëdha dhe vetëm pamja që publikova dëshmon qartë që zjarri ka dalë nga kontrolli, nuk ka pasur më objektiv, është hapur zjarr me breshëri.

Ajo harta që u pikturua në xhamin e berberanës dukej si harta e Kosovës, një romb i goditur pa mëshirë. Mënyra sesi gjuajnë duket që nuk kanë as mëshirën më të vogël”, u shpreh Hoxha për Euronews.

 

artan hoxha atentati në lezhë

Lini një Përgjigje