TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 21:56

Faturat dolën sheshit, Ahmetaj: Nuk më ka pagur asnjë udhëtim Klodian Zoto

Shkruar nga Pamfleti

Faturat dolën sheshit, Ahmetaj: Nuk më ka pagur asnjë

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka mohuar dokumentet që kanë dalë në media se ai ka përfituar udhëtime luksoze të paguara nga bosi i inceneratorëve, Klodian Zoto.

Ai ishte sot në “Opinion”, ku edhe pse gazetari i nxori faturat dhe komunikimet me email nga hotelet, Ahmetaj vijon të mohojë se s’ka lidhje.

O Blendi, unë nuk kam nevojë për të më sponsorizuar ato udhëtime. Ti më njeh. Nuk kam udhëtuar kurrë me të. Nuk kam pasur kurrë kartën e tij në dorë. Blend Fevziu, sulmi nuk është fakt, por është fakt i mercenarit. Nuk është asgjë e vërtetë. Po të jap autorizim, se skam kohë të merrem me këto. Veten e kam të pastruar, madje deklarim që nga 98-ta fije për pe. Sikur gjysma e politikanëve ta bënin atë që kam bërë unë…”, tha ai.

Ahmetaj ju hakërrye më pas edhe gazetarit Adriatik Doçi, i cili ndërhyri Live në emision dhe deklaroi se merr përgjegjësi penale nëse faktet që ai ka nxjerrë nuk janë autentike.

ahmetaj zoto inceneratoret

Lini një Përgjigje